Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka zbuluar se ka pasur oferta të ndryshme, mirëpo i ka refuzuar.
Një ndër gazetarët e pranishëm në konferencë, e pyeti Challandes se a do të rinovonte me Kosovën, nëse në kreun e FFK-së nuk ishte Agim Ademi, derisa ky i fundit e keqkuptoi pyetjen, shkruan portali arbresh.info.
Tutje, Challandes tha se e sheh Kosovën në Evropian, ndërsa ka refuzuar oferta me pagesa të lartë vetëm për të vazhduar këtë aventurë.
“Kemi biseduar në fillim sepse ideja ime që nga fillimi ishte e qartë, unë dua të vazhdoj të punoj me këtë skuadër. Pastaj gjetëm zgjidhje dhe nuk jam budalla, nuk jam Mourinho, Guardiola ose Klopp, nuk e trajnoi Bayern Munich-un, e stërviti Kosovën”, theksoi ai.
Ai deklaroi se asnjëherë nuk e ka menduar largimin dhe synon të vazhdojë këtë aventurë me “Dardanët”
“E di mundësitë që ka Kosova dhe kemi gjetur zgjidhje të lehtë dhe kemi shansin të jemi në Evropian, jemi Kosova, kemi dy ndeshje dhe është e pamundur për mua që të qëndrojë para tv dhe të shikojë Kosovën të jetë me tjetër trajner. Kam pasur oferta të mira, me pagesë shumë të mirë, por asnjëherë nuk kam folur sepse është në kokën time sepse kam nisur me aventurën me Kosovën dhe nuk kam dyshime”, përfundoi ai.
Ndërkohë, kujtojmë se me 3 shtator përballemi me Moldavinë në Parma të Italisë, kurse pas tri ditëve takohemi me Greqinë në “Fadil Vokrri”./arbresh.info.
Haradinaj për asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes do...
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje...
Abdixhiku: Ndryshimi po vjen, ata që mashtrojnë nuk do të sh...
Bluesky me një qasje që do ta ndryshojë nga X dhe Threads
Të përfshirë në trafikimin e emigrantëve, ndalohen 3 punonjë...
SHBA paralajmëron Turqinë kundër mikpritjes së liderëve të H...