Kohëve të fundit është përfolur se Bernard Challandes, pritet të jep dorëheqje apo edhe të shkarkohet si selektori i Përfaqësuesës së Kosovës.
Këtë gjë e ka mohuar vetë Challandes gjatë konferencës për media.
“Unë jam i kënaqur me këtë ekip dhe kurrë nuk frikësohem nga shkarkimi, nëse Federata e sheh të arsyeshme, atëherë në rregull por nëse e sheh të arsyeshme për të vazhduar bashkëpunimin, nuk ka problem” – ka thënë Challandes.
Ai ka thënë se synon të nxjerrë një fitore në ndeshjen e nesërme ndaj Gjeorgjisë dhe pastaj do të diskutojë me FFK për të ardhmen e tij.
Challandes poashtu ka thënë se është i vetëdijshëm për presionin që e kishte dhe do ta ketë si selektori i Kombetarës së Kosovës.
“Prej ditës së parë kur kam firmosur kontratën e kam pasur të qartë se çdo ditë është mbijetesë. Unë kam mbijetuar ditë pas dite, ndeshje pas ndeshjeje”
“Shpresoj që të mbijetojë edhe nesër, pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë” ka thënë selektori.
Ndërsa nesër Kosova do të ndeshet ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, “Qatar 2022”.
Ndeshja do të zhvillohet në ora 20:45. /arbresh.info/
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...