Bernard Challandes ka folur pas fitores së Kosovës ndaj Madagaskarit me rezultat 1-0.
Kosova fitoi minimalisht ndaj Madagaskarit dhe kjo erdhi në ndeshjen debutuese të trajneri të ri të Kosovës, Challandes.
Kjo fitore e ka bërë të lumtur trajnerin zviceran, i cili ka thënë se skuadra ka reaguar mirë dhe ka treguar maturi në mbrojtje, aty ku jemi përgatitur më shumë.
“Jam shumë i kënaqur për fillim. Kemi punuar në fillim në mbrojtje. Kemi punuë shumë në mbrojtje pasi ekipi i ka pranua 24 gola në kualifikime dhe puna ime pati ndikim”, ka thënë fillimisht Challandes.
“Jam shumë i kënaqur me ekipin. Të gjithë kanë luftuar, të gjithë kanë qenë kompakt dhe këtë e kam pritur për këtë ndeshje”.
“Mos të gëzohemi shumë. Madagaskari nuk është Brazili, por është Madagaskari. Të rrimë të koncentruar dhe të punojmë për të ardhmen”.
“Kemi punuar mirë. Të gjithë jemi të lumtur. Të gjithë kemi punuar shumë. Mbrojtja ishte e mirë, ndërsa do të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë në sulm për të shënuar më shumë gola”.
“Në disa momente kam qenë i pakënaqur pasi i kemi humbur disa topa dhe duhet të përmirësohemi edhe në këtë gjë”, përfundoi zvicerani.
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, li...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...
Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të ...
Britani e Madhe/ 760,000 gra presin për një ekzaminim gjinek...