Challandes flet para ndeshjes Mal i Zi – Kosovë

19:19 | 6 Qershor 2019
Arbresh.info

Kosova sot nga ora 18:00 zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme ndaj Malit të Zi.

Pak para stërvitjes, trajneri Bernard Challandes dhe qendërsulmuesi Vedat Muriqi kanë dalur në konferencë për shtyp, shkruan IndeksOnline.

Më poshtë ju sjellim deklaratën e Challandes, i cili jep disa përgjigje rreth ndeshjes, portierit Murici, prurjeve të reja si Dreshevic, Hadergjonaj etj.

Mali i Zi? “E kam analizuar Malin e Zi, pasi këtë punë kam. Mund të them se janë ekip i mirë, me shumë përvojë pasi kanë luajtur shumë së bashku, kanë grumbulluar 16 pikë në kualifikimet për Botëror dhe me një fitore kundër Armenisë do të kualifikoheshin. .Mali i Zi është me lartë se ne në renditje dhe kjo ka shumë rëndësi, me vjen keq që nuk do të ketë tifozë”

Kapiten? “Nuk do të luajnë katër kapitenët, kush do të bëhet nuk ka rëndësi, do t’i shikoj stërvitjet dhe do të vendosim për kapiten”

Mungesat? “Është e qartë se kemi shumë mungesa, edhe në ndeshjen më të rëndësishme kundër Azerbajxhanit ishin tri mungesa prezent, por unë duhet të gjej zgjidhje dhe është mirë të flas për lojtaret qe i kam në dispozicion. I kemi dy opsione, ti qajmë mungesat ose të kemi qasje pozitive dhe të koncentrohemi dhe të bëjmë zgjidhje, unë jam ai trajner që bën zgjedhjen e dytë”.

A ndjen presion Muric pasi ka luajtur me të rinjtë e Malit të Zi?

“Mund të konsiderohet situatë e veçantë, por në këtë pjesë të botës nuk është e çuditshme pasi shumë futbollistë kanë luajtur për Shqipërinë ose për ndonjë vend tjetër dhe kjo e Muric nuk është e vetmja”

Sistemi i lojës? Nuk do të jap taktiken se si do te paraqitemi. Ne kemi disa mënyra si mund të paraqitemi në fushë.

Për Amir Rrahmanin? “Ai do të ketë stërvitje normale dhe pas stërvitjes do të shikojmë dhe do vendosim.

A do të debutojnë prurjet e reja? “Dreshevic dhe Ibrahimaj nuk do të mund te luajnë pasi nuk i kanë të kompletuar dokumentet. Hadergjonaj është i gatshëm për ekipin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme