Bernard Challandes është trajneri më i ri i Kosovës.
Trajneri i njohur zviceran është prezantuar në zyrat e FFK-së nga kryetari i Federatës, Fadil Vokrri.
66-vjeçari ka falënderuar për besimin e dhënë krerët e FFK-së, duke thënë se është kënaqësi që do të punoj me Përfaqësuesen e Kosovës.
“Dua të ju falënderojë për besimin e dhënë. Për mua është një kënaqësi e madhe që jam këtu dhe do të punoj me Kosovën”, ka thënë Challandes në konferencën për media.
Zvicerani ka thënë se e njeh ekipin e Kosovës që është një ekip i ri dhe që është bërë një punë e madhe.
“Ekipi është i ri dhe e di që është bërë një punë e madhe për të arritur deri këtu”.
“Na mbetet të punojmë edhe më shumë, të bëjmë përvojën e duhur dhe të marrim progres”, ka thënë Challandes.
“Jam duke i përcjellë të gjitha gjeneratat nga U17 deri në U21. I njoh futbollistët e Kosovës dhe mentalitetin e tyre”.“Kam punuar me shumë lojtarë shqiptarë në Zvicër si Behrami dhe të tjerët dhe e di mentalitetin e tyre që duan gjithmonë të fitojnë”, ka thënë Challandes që deklaroi se nuk është as Mourinho e as Guardiola.
“Nuk jam Mourinho ose Guardiola por dua të bëjë diçka më shumë për ta dërguar Kosovën te para”, ka përfunduar Challandes.
Kontrata e zviceranit është dy vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për dy të tjera./telegrafi
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...