Selektori i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka folur sot në konferencë për media para ndeshjes kundër Spanjës e cila është në kuadër të kualifikimeve për botëror “Qatar 2022”.
Pas fitores ndaj Gjeorgjisë dhe barazimit me Greqinë, Kosova do të përballet me Spanjën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nesër në ora 20:45.
Challandes ka theksuar se ende nuk është bërë e ditur formacioni startues dhe se do të vendoset pas stërvitjeve të sotme.
“Ende nuk kam vendosur për formacionin. Do kemi stërvitjen pas pak, do shoh futbollistët, pastaj do vendosi për formacionin bazë, kemi disa lojtarë që pësuan disa lëndime të lehta në ndeshjet e kaluara”.
Në konferencë për media, selektori ka thënë se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë kundër Spanjës dhe në formë humori ka thënë se po të varej nga ai do të kërkonte nga FIFA për të mos u përballur kurrë kundër Spanjës.
“Përballja me Spanjën është e vështirë, nëse do varej nga unë do kërkoja nga FIFA që të mos përballemi me Spanjën. Është kundërshtarë shumë i fortë, loja zhvillohet në dy kompontente, që është posedimi i topit dhe presioni i madh. Ne do provojmë të japim më të mirën si çdo kush tjetër siç bëri Suedia që nuk e kishte posedimin, por ia doli t’i marrë tre pikët”
Poashtu ka thënë se lojtarët e Kosovës do të mundohet të jep maksimumin në çdo kusht. /arbresh.info/
Lexo edhe :
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...