Kosova i ka mbyllur tashmë kualifikimet për Euro 2020 me paraqitje fantastike, por që nuk arritëm të kualifikoheshim.
Përfaqësuesja jonë nuk ka humbur shpresat për të luajtur në Kampionatin Evropian që zhvillohet në vitin e ardhshëm, pasi kemi edhe një Mundësi nga Liga e Kombeve.
Bernard Challandes ka filluar menjëherë përgatitjet për garën më të re të UEFA-s, derisa të martën do të jetë i pranishëm në ndeshjen që Maqedonia e Veriut do ta zhvillojë ndaj Izraelit në Shkup.
“Tani duhet të shkoj në Shkup që të martën, duhet të studioj gjithçka”, ka thënë Challandes për SuperSport.
Strategu i Përfaqësueses tonë dëshiron ta studiojë lojën e fqinjëve tanë, pasi në mars do ta kemi përballjen pikërisht me ta.
Challandes dëshiron të nxjerrë një mendim të qartë nga ky ballafaqim i Maqedonisë së Veriut ndaj Izraelit, në mënyrë që ta ketë një pasqyrë se nga cilët lojtarë rrezikohemi më shumë.
Në rast të fitores kundër Maqedonisë, Kosova më pas në finale do të ketë punë me fituesin e duelit Gjeorgji – Bjellorusi.
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për t...
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...