Bernard Challandes është deklaruar për media para ndeshjes së nesërme mes Kosovës dhe Anglisë.
Trajneri i Përfaqësues së Kosovës ka thënë se ndeshja ndaj “Tre Luanëve” është “shumë, shumë, shumë e rëndësishme” ndonëse tashmë ka përfunduar matematikisht mundësia e “Dardanëve” për kualifikim në Kampionatin Evropian me anë të Grupit A, shkruan portali arbresh.info.
“Për mua është një ndeshje shumë, shumë, shumë e rëndësishme sepse me këtë përmbyllen ndeshjet kualifikuese dhe është ndeshje e fundit para ndeshjes kundër Maqedonisë”, ka thënë fillimisht trajneri zviceran.
“Unë gjithmonë kam folur për progres për përmirësime, kjo ndeshje është e fundit është për ta përmbyllur këtë xhiro. Të paktën mund të them se është një sfidë e madhe për të luajtur kundër njërës nga ekipet më të mira në Evropë – ndoshta më e mira.”
“Nëse shohim rezultat e tyre, janë 7 me 0 , 5 me 0 e 6 me 0 me numër shumë të madh të golash. Për mua si trajner është një sfidë shumë e bukur”
“Kjo është ndeshja e 1001 e Anglisë, ndërsa për ne është ndeshja e 29-të”
“Nuk mund të themi se është një ndeshje gala apo ndeshje miqësore. Ne kemi këtë shans për të luajtur ndeshjen në mars dhe kjo ndeshje kundër Anglisë është shumë e rëndësishme”
“Duhet të gjejmë një miks të mirë mes mbrojtjes dhe sulmit kundër Anglisë. Nëse ndërgojë një skuadër vetëm për mbrojtje, kjo nuk është mirë”, shtoi trajneri.
Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe portali arbresh.info do t’iu mbaj të informuar në kohë reale për çdo zhvillim./arbresh.info/
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...
Kumbaro: Buxheti 2025 me rritje – 10,4 milionë vizitor...
Projektbuxheti 2025- Balluku: Financim Korridorit 8 dhe Blu,...