Neymar u ka thënë shokëve të tij se është në dyshime në lidhje me seriozitetin e zyrtarëve të Barcelonës për të nënshkruar me të.
Superylli i Paris Saint Germain është një lojtar shumë i kërkuar këtë verë dhe synon gjithsesi largimin nga klubi i tij aktual, transmeton portali arbresh.info.
Të dy klubet e mëdha, Barcelona dhe Real Madridi kanë qenë pas shërbimeve të tij para mbylljes së afatit kalimtar veror.
Mendohet se PSG është e gatshme të shes atë, por kampioni i Francës shpreson gjithashtu për të rikuperuar tarifën prej 222 milionë euro të paguar për të verën e vitit 2017.
Neymar ka luajtur afër 200 ndeshje për skuadrën e Barcelonës gjatë katër sezoneve qëndrim në Camp Nou.
Bazuar në gazetën e përditshme spanjolle SPORT, ai dëshiron të rikthehet te ish skuadra e tij. Megjithatë, sugjerohet se sulmuesi është gjithnjë e më shumë i zhgënjyer nga paraqitje e klubeve.
Kampioni në fuqi i La Ligas nuk ka shkuar as afër kërkesave të PSG-së por dëshiron që reprezentuesi brazilian të bëjë presion për largim.
Neymar u ka thënë shokëve të tij se nuk ndihet mirë për ta bërë një gjë të tillë derisa Barcelona të shtroj një ofertë më të pranueshme.
27-vjeçari është në kontakt të vazhdueshëm me yjet e Barcelonës që janë mirë në dijeni rreth situatës./arbresh.info/
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës