Çfarë tha Lionel Messi kur Sergio Ramos refuzoi t’i jap topin atij në “El Clasico”? (VIDEO)

08:54 | 17 Gusht 2017
Arbresh Info

Real Madridi ishte favorit për të fituar Superkupën e Spanjës kundër Barcelonës, por mënyra se si ‘Los Blancos’ shkatërruan fituesin e Kupës së Mbretit në dy ndeshje ishte e jashtëzakonshme.

Real Madridi ishte në Camp Nou të dielën ku ata fituan me rezultat 3 me 1 dhe më pas në mbrëmjen e së mërkurës, ata shënuan edhe dy gola duke siguruar fitore me rezultat të përgjithshëm 5 me 1, transmeton portali arbresh.info.

Golat në pjesën e parë nga Marco Asensio dhe Karim Benzema i siguruan një tjetër trofe skuadrës së Zinedine Zidanes.

Sa i përket Barcelonës, është shumë herë për të shtypur butonin e panikës por Superkupa e Spanjës ka shfaqur që ata janë aktualisht prapa Real Madridit.

Lionel Messi është një lojtar i jashtëzakonshëm por sulmuesi nuk mund të bëjë gjithçka vetëm. Nëse keni shikuar me vëmendje Andre Gomesin dhe Ivan Rakiticin mbrëmjen e kaluar atëherë mund ta kuptoni se sa Messi mund ta ndjejë mungesën e Xavit dhe Andres Iniestas.

Frustrimi i reprezentuesit argjentinas erdhi gjatë një incidenti me kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos, gjatë pjesës së dytë të ndeshjes.

Barcelona fitoi një gjuajtje të lirë por Ramos refuzoi t’ia jap topin Messit duke e hedhur atë mbi kokën e tij.

Messi më pas shpërtheu duke e fyer rëndë spanjollin.

Bazuar në gazetën spanjolle ‘Marca’, Messi ka thënë Ramosit: “La concha de tu madre”, që është vërtetë një ofendim i rëndë nëse përkthehet në gjuhen shqipe./arbresh.info

https://twitter.com/KUCUR_1907/status/897946452546158592

https://twitter.com/TheKingSR4/status/897960250254528513

Të ngjashme