Google ADS

Çfarë po ndodh me Real Madridin?

15:44 | 5 Shkurt 2018
Arbresh.info

Mbrëmjen e 14 shkurtit madrilenët do të përballen me PSG-në në Champions, takim që sipas të gjitha gjasave do të vendosë edhe fatin e Zinedine Zidane.

Edhe mediat spanjolle e kanë të vështirë të shpjegojnë atë se çfarë po ndodh me Realin e Madridit, që për specialistët e futbollit iberik është shumë e komplikuar. Askush nuk mund të thotë motivin e një metamorfoze të frikshme, nga skuadra që fitonte gjithçka para pak muajsh (nuk ngriti vetëm Kupën e Mbretit sezonin e kaluar),në një fantazmë e shëmtuar e Realit që triumfonte në Champions.

Mbrëmjen e 14 shkurtit madrilenët do të përballen me PSG-në në Champions, takim që sipas të gjitha gjasave do të vendosë edhe fatin e Zinedine Zidane.

Do të jetë në një farë mënyrë plumbi i fundit për Realin dhe Zidane për të shpëtuar sezonin, pasi për Realin mungesa e triumfit në kampionat, Kupë apo Champions është pa diskutim një dështim.

Vështirë të shpjegohet nëse është një problem fizik, emotiv, futbollistik, apo thjesht mungesë dëshire, me Realin që është njollosur në La Liga, me rezultatet zhgënjyese nga java në javë.

Distanca e frikshme e krijuar me Barcelonën, është diçka e dhimbshme për çdo tifoz madrilen që respekton veten, që në ndeshjen me Levanten pa Realin të kthehej në normalitetin e këtij sezoni, në mungesën e suksesit, gabime në mbrojtje, mungesë intensiteti dhe një tjetër stërkëmbësh pikërisht përballë skuadrës që nisi të shfaqte problemet e këtij Reali, pasi barazoi 1-1 në fazën e parë në ‘Santiago Bernabeu’.

Edhe lojtarët, trajneri apo ikona të së shkuarës së Realit, nuk mund të thonë se çfarë ka ndodhur me një skuadër dhe të njëjtët lojtarë që dje ishin në lartësinë e duhur dhe papritmas nuk kanë forcën e duhur. La Liga tanimë është e humbur, pavarësisht se në konferenca Zidane përpiqet të thotë të kundërtën.

Problemi është se janë edhe 17 ndeshje për tu luajtur në kampionat, dhe kjo për Realin mund të kthehet në një vuajtje, ndërkohë që në ‘Santiago Bernabeu’ tanimë mbretëron frika, për tifozët është legjitime me lojtarë që ndoshta mendojnë që tani për verën pa kuptuar se sa e vështirë është pjesa e mbetur e dimrit, apo pranvera.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme