Manchester United sonte do të përballet me Bristol City, për të zhvilluar çerekfinalen e Carabao Cup.
United ka bërë një vendim të pazakontë, duke udhëtuar në orët e hershme të mëngjesit, se sa të udhëtonin një natë para takimit.
Por, ky vendim iu është rikthyer boomerang, pari aeroplani privat në të cilin ishin duke udhëtuar, është dashur të aterojë në aeroportin e Cardiffit, dhe jo në të Bristolit, për shkak të kushteve atmosferike.
Sipas “Daily Mail” aeroplani kishte arritur në kohë të duhur në kryeqytetin e Uellsit, por megjithatë ishin 40 km larg destinacionit të duhur.
Pra, United është dashur që të kalojë kufirin Uells – Angli nëpërmjet transportit tokësor, duke shtuar kështu një orë më shumë, e cila nuk ishte pritur.
Kjo nuk është përvoja e parë e djajve të kuq me këso situata, pasi në të kaluarën udhëtimet e tyre për ndeshjet kundër West Ham dhe Tottenham, kishin pasur probleme dhe kishte ndikuar negativisht në lojtarët e skuadrës.
Trajneri portugez, Jose Mourinho, nuk ka rrezikuar dhe për këtë ndeshje ka ftuar lotjarë të skuadrës së parë, si Romelu Lukaku, Paul Pogba, Zlatan Ibrahimovic, Marcus Rashford dhe Anthony Martial.
Po ashtu është ftuar edhe mesfushorin armen, Henrikh Mkhitaryan, i cili në ndeshjet e fundit të United, nuk është përfshirë për shkak të problemeve me Mourinhon.
Vlen të theksojmë se Manchester United këtë kup e ka fituar sezonin e kaluar. /arbresh.info/
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...