Google ADS

Çfarë ndodhi kur Ronaldo dhe Buffon u përballën për herë të parë në vitin 2009? (VIDEO)

17:46 | 2 Qershor 2017
Arbresh Info

Njëra nga betejat më të mëdha që mund të vendos se cila skuadër largohet me trofeun e Ligës së Kampionëve pritet të jetë ndërmjet Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Buffonit.

Real Madridi dhe Juventusi shpresojnë të dy që superyjet e tyre të shkëlqejnë në Cardiff të shtunën, por kjo ndeshje është më shumë se vetëm kupa e futbollit evropian

Të dy, Buffon dhe Ronaldo aktualisht konsiderohen si kryesuesit e këtij viti për Topin e Artë dhe kushdo që del fitimtar nga ky takim mund të rris shanset e tyre për tu shpallur lojtari më i mirë në botë. Por, sigurisht kjo nuk është hera e parë që pala janë takuar kokë më kokë. Ronaldo në të vërtetë ka një rekord impresiv ndaj legjendës italiane duke shënuar pesë gola brenda katër përballjeve ndërmjet tyre me klube.

Lexo edhe: Xherdan Shaqiri shënoi supergol nga 30 metra, por tifozët nuk janë të kënaqur

Pas takimit me skuadrën kombëtare në vitin 2014, ata u përballen njëri me tjetrin për herë të parë në nivelin me klube gjatë ndeshjes para sezonale në vitin 2009, gjë për të cilën shumë pak njerëz flasin.

I etur për të shkëlqyer pas transferimit në Madrid nga Manchester United, Ronaldo kishte një ndeshje të përzier në gjysmëfinale të Kupës së Paqes në Seville.

Ashtu siç mund ta shihni më poshtë, gjendja pikëlluese nuk po i ndihmonte yllit portugez në fushë te stadiumi Ramon Sanchez Pizjuan. Pavarësisht përpjekjeve të shumta nga goditjet e lira të Cristiano Ronaldos, Buffon shijoi një natë të qetë, transmeton portali arbresh.info.

690

Por, gjithçka ndryshoi kur Ronaldo shfrytëzoi një goditje nga pika e bardhë vetëm pak minuta para përfundimit të pjesës së parë. Sulmuesi dërgoi topin në mes të portës, ndërsa Buffon kërceu nga ana e tij e majtë.

Dyshja ishin përballur edhe nga afër më vonë në atë ndeshje, kur portieri italian nuk arriti të kap topin mirë, gjë që i krijoi hapësirë Ronaldos megjithëse kjo nuk ndryshoi asgjë në rezultat të ndeshjes që kishte përfunduar më pas në favor të ‘Los Blancos’ me rezultat 2 me 1.

Këtë përballje nga afër mund ta shikoni në videon më poshtë nga minuta 3:27./arbresh.info

https://www.youtube.com/watch?v=PgTli6yeSVQ

Të ngjashme