Kosova ka pritur Kombëtaren angleze në ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian Euro 2020.
Humbja në këtë takim me rezultat 0-4 ka qenë në plan të dytë, pasi ajo që bëri bujë të madhe në gjithë botën ishte mikpritja që kosovarët i bënë tifozëve anglez dhe lojtarëve të tyre.
Tifozët anglez u pritën dhe u respektuan dy ditë para ndeshjes në rrugët e Prishtinës, ndërsa pritje spektakolare ishte organizuar edhe për ekipin kombëtar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku nuk munguan koreografi, pankarta e duartrokitje për ta.
Anglezët kanë mbetur të mahnitur me mikpritjen që i është bërë në Kosovë, derisa pas përfundimit të ndeshjes ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Anglisë.
Nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare në Twitter, anglezët kanë falënderuar Kosovën për mikpritje.
“Çfarë mikpritjeje! Faleminderit Kosovë”, ka shkruar faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Anglisë.
https://twitter.com/England/status/1196351637717168128
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...