Çfarë libri është duke lexuar Cristiano Ronaldo?

23:17 | 31 Maj 2017
Arbresh Info

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka postuar një fotografi në rrjete sociale të martën duke zbuluar se është duke lexuar një libër në atë moment.

“Duke pirë çaj dhe duke lexuar librin tim”, ishte mbishkrimi i reprezentuesit portugez në foton e postuar, ku mori shumë komente, transmeton portali arbresh.info.

Disa komente ishin të fokusuar te pija e tij, por shumica prej tyre ishin rreth librit që ai ishte duke mbajtur në dorë. Pra, çfarë është duke lexuar Cristiano Ronaldo para finales në Ligë të Kampionëve?

Libri të cilën ai kishte në dorë quhet “O Sucesso Aao ocurre pro acasco” që në gjuhen shqipe do të thotë “Suksesi nuk ndodh aksidentalisht”. Libri është shkruar nga Lair Riberio dhe ka 127 faqe.

Ky libër shpjegon që asgjë në jetë nuk ndodhë aksidentalisht, por që gjithmonë ju jeni përgatitur për të arritur deri në realizimin e qëllimeve./arbresh.info

Ballina e librit "O Sucesso Aao ocurre pro acasco"
Ballina e librit “O Sucesso Aao ocurre pro acasco”

https://www.instagram.com/p/BUuQWCLlUOg/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme