Google ADS

Çfarë iu ka thënë Cristiano Ronaldo bashkëlojtarëve për rikthimin në Man Utd?

20:14 | 23 Tetor 2018
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo ka qenë i heshtur për rikthimin e tij te Manchester United derisa Juventusi po përgatitet për tu përballuar me ata mbrëmjen e sotme (e martë) në UEFA Ligë të Kampionëve.

Kështu zbulon Wojciech Szczesny, i cili ka siguruar pozitën startuese si bartës i fanellës me numër 1 qysh pas largimit të portierit legjendar Gianluigi Buffonit, transmeton portali arbresh.info.

United do të mirëpres në Old Trafford kamponin e Serie A dhe kjo do të jetë hera e parë që Ronaldos në stadiumin e famshëm që nga viti 2013. Ai besohet se do të marrë një pritje mjaftë të ngrohtë nga klubi ku ka shpenzuar gjashtë vite nën udhëheqjen e Sir Alex Fergusonit.

33-vjeçari ka folur për dashurinë e tij ndaj klubit në konferencën e djeshme për shtyp.

“Kam fituar shumë trofe këtu – kupa, ligën dhe Ligën e Kampionëve”, ka thënë ai.

“E mbaj mend mirë mbështetjen. Mbështetja ka qenë fantastike. Sir Alex Ferguson është një person që nuk do ta harroj kurrë dhe do doja t’i shprehja urimet më të mira të mundshme tek ai”

Por, Szczesny ka zbuluar se Ronaldo nuk i ka thënë diçka bashkëlojtarëve të tij se çfarë mendon për ish klubin e tij, transmeton portali arbresh.info.

“Çfarëdo që thonë njerëzit, ai është njëri nga lojtarët më të mirë në botë dhe në histori të futbollit. Nuk mendoj se kjo mund të mohohet”, ka thënë ai.

“Kur shkoni në një klub të ri, iu duhet kohë për tu adaptuar. Kjo ka ndodhur me të gjithë ne, por unë nuk kam dyshim se ai është një super përforcim për Juventusin”

“Cristiano Ronaldo nuk ka folur shumë për lojën e tij ose për kohën e tij në Manchester United, por unë mendoj se do të jetë e veçantë për të pas viteve brenda të cilave ka qenë këtu”

Ndërkohë, Juventusi është i vendosur për të fituar Ligën e Kampionëve, trofe të cilin ata nuk e kanë ngritur lartë që 22 vite./arbresh.info/

Të ngjashme