Cristiano Ronaldo ka shënuar 17 gola brenda 12 ndeshjeve qysh pas vitit të ri dhe duket që pas gjithë kësaj qëndron trajneri i tij.
Ylli portugez ka pasur problem për të gjetur portën në katër muajit e parë të sezonit ku shpresat e Real Madridit për mbrojtjen e titullit përfunduan gjithashtu, transmeton portali arbresh.info. Por, viti 2018 ka nisur ndryshe nga fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë derisa Real Madridi vazhdon të jetë në garë për të fituar për të tretën herë Ligën e Kampionëve.
Sipas gazetës spanjolle ‘ABC’, Zinedine Zidane mund të vlerësohet për këtë për shkak të bisedave motivuese me Cristiano Ronaldon.
“Fokusohu në lojën tuaj, në futboll, dhe harroni për gjithçka tjetër”, citohet t’i ketë thënë trajneri francez lojtarit.
Zidane është nën presion në Santiago Bernabeu pas një edicioni dëshpërues në ligë. Por, ai mund të rikthej vetën me triumfin në Ligë të Kampionëve.
Real Madridi eliminoi PSG-në në xhiron e 1/8-së duke siguruar kualifikimin në çerekfinale, ku rivali i tyre do të mësohet të premten./arbresh.info/
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së