Manchester United mposhti City në Etihad Stadium, duke ia shkaktuar humbjen e parë në shtëpi, si dhe shtyu festën e titullit edhe për një javë.
Skuadra e Guardiolës përfundoi pjesën e parë me dy gola në epërsi, por djelmoshat e Jose Mourinhos, në pjesë të dytë u rikthyenë të inspiruar duke përmbysur gjithçka.
Dy gola nga Paul Pogba dhe një nga Chris Smalling ia dhuruan tre pikët e plota ‘djajve të kuq’.
Megjithatë, kjo fitore do të iu shërbej vetëm sa për prestigj mysafirëve, sepse City tashmë ka siguruar titullin e kampionit.
Pas, përfundimit të ndeshjes, Mourinho dhe Guardiola u panë duke biseduar, dhe trajneri portugez ka zbuluar se çfarë i ka thënë spanjollit.
“Unë e pata mundësinë të uroj Manchester City për titullin e tyre, sepse e kanë merituar që ta fitojnë”, tha Mourinho.
I pyetur se a e falënderoi Guaridolonë për fitimin e titullit, ai tha: “Po, unë i thash urime për titullin, ata e merituan, më shumë pikë se të tjerët, ata nuk i dhanë shansa askujt”, përfundoi portugezi.
Me këtë fitore, United ngushtonë distancë në 13 pikë, pra City duhet t’i fitojë edhe dy ndeshje për ta fituar titullin. /arbresh.info/
Rodrygo: El Clasico do të jetë e vështirë por duam të fitojm...
Ironizon Murati: Kur opozita na thotë jau kemi lanë projekte...
Vjen zarfi i parë i zi në Big Brother VIP 4, çfarë ka ndodhu...
Pijet alkoolike dhe ndikimi i tyre në shëndetin e zemrës
Flini 8 orë në natë për shëndet të mirë
10 kuriozitete për Groenlandën