Milani ende mund të kualifikohet në mesin e 16-të më të mirave në Ligën e Kampionëve, por duhet ta mposhtin Liverpoolin dhe të shpresojnë që Atletico Madrid të barazojë me FC Porto ose të dalin disa rezultatet specifike nga këto dy ndeshje.
Grupi B është tepër i ngushtë, ku verdikti i fundit do të jepet në ndeshjet e fundit, pasi vetëm Liverpooli me 15 pikë ka kaluar tutje.
Pas tyre, FC Porto ka 5 pikë, ndërsa Milani dhe Atletico Madridi kanë nga 4 pikë.
Për të arritur në mesin e 16-të më të mirave, Milanit do t’i duhej të mundte Liverpoolin në San Siro në ndeshjen e fundit, por vetëm kjo nuk mjafton.
Nëse fiton Milani, një barazim në ndeshjen Porto – Atletico Madridi, do të ishte rezultati ideal për ta, duke bërë një diferencë të qartë mes Milanit dhe dy skuadrave tjera, pasi Porto do të kishte 6 pikë, ndërsa Atletico Madrid 5 pikë.
Nëse Porto mund Atleticon, atëherë do të shkojë në tetë pikë dhe Milani në rastin më të mirë mund të synojë vendin e tretë, që do të thotë kalim në Ligën e Evropës.
Nëse Atletico Madrid mund Porton, do të jetë me nga 7 pikë së bashku me kuqezinjtë.
Duke parë ndeshjet kokë më kokë, janë plotësisht të barabarta, sepse të dyja fituan me nga një gol epërsin dhe kanë shënuar nga dy gola secila.
Nëse mbesin me pikë të barabarta, opsioni tjetër është diferenca e golave dhe siç qëndrojnë gjërat tani, Milani ka një gol-diferencë prej -2 në krahasim me -3 të Atleticos.
Megjithatë, edhe në këtë sistem mbetet jashtëzakonisht afër.
Nëse Milani mposht Liverpoolin 1-0 dhe Atletico Madrid fiton 2-0 si mysafir ndaj Portos, gjithçka mund të vendoset me numrin e kartonëve që skuadrat kanë. /Telegrafi/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...