Kohëve të fundit u spekulua se Lewis Hamilton në përfundimin e kontratës së tij do të ndërrojë ekipin e Mercedes.
Shtatë herë kampioni botëror në F1, Lewis Hamilton, kontrata e të cilit është në përfundim e sipër, është bërë temë e diskutimeve gjithashtu edhe spekulimeve që lidnin britanikun me një largim nga ekipi i Mercedes.
Hamilton, i cili sapo është rikuperuar nga COVID-19, humbi garën në Bahrain Grand Prix, shkaku i virusit.
Presidenti i Mercedes, Toto Wolff, kishte deklaruar se këta të fundit nuk janë në nxitim të rinovojnë kontratën me Hamilton, kjo gjë ndezi spekulimet. Ndër të tjera, thuhej se 36 vjeçari do të kalonte tek Ferrari sipas raportimeve kjo ishte e mundur pasi kontrata do i skadonte.
Por spekulimeve i dha fund Presidenti i Ferrari, Mattia Binotto, i cili mbylli derën britanikut, transmeton lajmi.net.
“Ardhja e Hamilton? Jo, ne kemi një pilot të madh që quhet, Leclerc dhe shpresoj që edhe Sainz të jetë i tillë (piloti i dytë). Me Sainz shpresojmë të rinovojmë kontratën, këtë e kam thënë në konferencë për shtyp”, tha ai.
“Shpresojmë të shohim Sainz në podium, nuk varet nga ai, nëse makina është e mirë atëherë ai ka shance”, tha italiani.
Binotto foli edhe për arritjen e re në F1, djalin e legjendës Michael Schumacher, Mick Schumacher, i cili fitoi F2 dhe nga sezoni i ardhshëm do jetë në F1. “Schumacher? Tani është herët të flasim, por ka shanca për vitin 2023”, përfundoi Mattia Binotto.
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...