Google ADS

Çfarë është duke bërë Neymar derisa PSG po luan kundër Real Madrid?

21:45 | 6 Mars 2018
Arbresh Info

Neymar ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për t’i uruar fat Paris Saint Germain në përballjen kundër Real Madridit mbrëmjen e sotme (e martë).

Braziliani është detyruar të vazhdojë qëndrimin jashtë fushe në ndeshjen kthyese të xhiros së 1/8-së në Ligë të Kampionëve për shkak të lëndimit, por është duke mbështetur skuadrën e tij nga Brazili, transmeton portali arbresh.info.

Lexo edhe: PSG – Real Madrid, përfundon pjesa e parë

Neymar ishte pjesë e skuadrës në disfatën 3 me 1 të pësuar tri javë më parë në takimin e zhvilluar në Bernabeu para se të lëndohej në këmbë kundër Marseilles.

Ai udhëtoi te vendi i tij për të kryer operacionin dhe nuk është në dispozicion për pjesën e mbetur të sezonit.

Sidoqoftë, derisa lojtarët e PSG-së dhe Real Madridit po hynin në fushën e Parc des Princes, Neymar shkrepi një fotografi duke treguar se është duke përcjellur takimin nga televizori./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme