Philippe Coutinho ende nuk do të hyjë në diskutime në lidhje me të ardhmen e tij, pretendon agjenti i tij Kia Joorabchian, duke mos pasur asnjë substancë për thashethemet që e lidhin me Chelsean dhe Liverpoolin.
Një rikthim në Angli është duke u spekuluar për 27-vjeçarin, i cili u largua nga ‘Anfield’ për në Barcelonë gjatë dritares së janarit të vitit 2018.
Ajo që supozohej të ishte një kalim i ëndrrave në ‘Camp Nou’ është shndërruar në diçka makthi, me një huazim te Bayern i cili nuk pati sukses për shkak të lëndimeve dhe pandemisë që ndaloi futbollin, përcjell lajmi.net.
“Philippe për momentin, ai është në Bayern, por nuk po flet për të ardhmen”, i tha Joorabchian talkSPORT.
“Ai ka pasur një dëmtim, ai ka bërë një operacion dy javë më parë në kyçin e këmbës dhe do i duhen gjashtë javë për shërim, që për fat të keq do të thotë se ai ndoshta do të humbasë një pjesë të Bundesligës. Shpresojmë që ai të jetë i aftë për fundin e sezonit”.
“Por në lidhje me thashethemet? Për momentin ne nuk kemi folur me askënd për ndonjë marrëveshje çfarëdo. Po qëndrojmë larg këtyre gjërave tani”.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...