Çfarë derbi, Drita ishte në terr, por fundi për Gjilanin ishte ferr

15:37 | 29 Nëntor 2020
Arbresh.info
Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, duel ky në kuadër të xhiros së 15’të në Superligën e Kosovë në futboll.

Skuadra e Gjilanit e filluan mirë, ku shënuan përmes Nikaç në minutën e 7’të të takimit, por ishte Drita që e barazoi rezultatin në minutën e 27’të, shkruan IndeksOnline /Indeskonline.net/

Gjilani shënoi edhe njëherë në pjesën e parë, për të shkuar në pushim me epërsi prej një goli.

Por, drama e vërtetë ndodhi krejt në fund, ku Drita u rikthye për të shënuar dy gola, përmes Fazliut dhe Haxhimusës.

Rezultati përfundimtar i takimit u vendos në 2:3.

/ARBRESH.INFO/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme