Sergio Ramos vetëm kishte shikuar golin e barazimit nga Barcelona në takimin e parë mes tyre në kuadër të gjysmëfinales në Kupë të Mbretit.
Kapiteni i Real Madridi dukej se ishte në gjendje të bënte diçka në goditjen nga Malcom që përfundoi brenda portës, por ish lojtari i Sevillas lejoi topin të hyjë në portë, transmeton portali arbresh.info.
Ramos kishte ngritur duart duke lënë goditjen nga braziliani të përfundoj në portë në vend se të përpiqet për t’ia ndërruar kahjen.
Por, kjo mund të ketë ndodhur me shpresën që Keylor Navas të bënte diçka të tillë për shkak në një pikë dukej se ishte në pozitë më të mirë për ta ndalur topin.
Sidoqoftë, Sergio Ramos ishte portretizuar në golin e Barçës me duar lartë dhe gojë të hapur./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...