Google ADS

Çfarë bëri Olivier Giroud kur Lacazette shënoi gol në ndeshjen e tij debutuese? (VIDEO)

18:43 | 13 Korrik 2017
Arbresh Info

Arsenali filloi ndeshjet parasezonale mëngjesin e së enjtes me fitoren 2 me 0 në miqësoren e zhvilluar në Australi kundër Sydney FC.

Një numër i madh lojtarësh ishin lënë jashtë këtij turneu parasezonal, përfshirë Alexis Sanchezin dhe Hector Bellerinin, të cilëve iu është dhënë pushim shtesë për shkak të pjesëmarrjes në Kupë të Konfederatave dhe respektivisht në Kampionatin Evropian U-21, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, ishin gjithashtu një numër i madh lojtarësh të formacionit startues që ishin pjesë e fushës në ndeshjen ku “Topçinjtë” zyrtarisht filluan turneun parasezonal.

Petr Cech, Mesut Ozil, Theo Walcott dhe Danny Welbeck ishin të gjithë pjesë e formacionit starutes për këtë ndeshje, por të gjithë në stadiumin ANZ me mbi 80.432 tifozë kishin vëmendjen e tyre te dy lojtarët e transformuar gjatë verës.

Sead Kolosinac startoi në ndeshje, por “Topçinjve” iu deshën të presin deri në minutën e 68′ për të parë në aksionin transferimin rekord të klubit, Alexandre Lacazatte.

Sulmuesi francez, i cili u transferua te skuadra angleze për 52 milionë funta javën e kaluar, mori një pritje të jashtëzakonshme kur hyri në fushë. Dhe, bartësit të ri të fanellës me numër nëntë te Arsenali iu deshën shumë pak kohë për të pasur ndikim në ndeshje. Në fakt, ishin vetëm 15 minuta deri në momentin kur Lacazette shënoi golin e tij të parë në ndeshjen debutuese.

Pas një vrapimi të shpejtë, Alex Iwobi hyri në zonën e penaltisë dhe pasoi topin te Lacazette. Ish sulmuesi i Lyonit me lehtësi goditi topin drejt portës duke dyfishuar epërsinë e Arsenalit pas golit nga Per Mertesacker në fillim të ndeshjes.

Shikoni videon:

https://twitter.com/lucyyy_arsenal/status/885468206252662784

Ashtu siç pritej, tifozët e Arsenali shpërthyen në rrjete sociale me komente rreth golit debutues të Lacazettes derisa bashkëlojtarët e rinj po e përgëzonin atë për hapjen e llogarisë në klub.

Por, Olivier Giroud duket se ishte personi që nuk ishte i impresionuar me të, transmeton portali arbresh.info.

Me arritjen e Lacazettes, Giroud do ta ketë të vështirë të gjej një vend të formacionin starutes këtë sezon. Në fakt, ai mund të detyrohet edhe të largohet nga klub për transferim te Evertoni për shkak të arritjes së Lacazettes.

Reagimi i Olivier Giroud pas golit nga Alexandre Lacazette
Reagimi i Olivier Giroud pas golit nga Alexandre Lacazette

Prandaj, vështirë se mund të gjykohet reagimi i tij pas golit të Lacazettes.

Kur lojtari i transferuar së fundmi vendosi topin në rrjetë, shumica e bashkëlojtarëve të tij të rinj vrapuan pas tij duke festuar së bashku. Por, jo edhe Giroud. Ai thjeshtë vazhdoi qëndrimin ku ishte./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme