Alexsi Sanchez ende nuk e di të ardhmen e tij.
Reprezentuesi kilian ka vendosur të largohet nga Arsenali, por ende nuk vendosur për klubin e tij të ardhshëm.
Ishte besuar se ai do të transferohet në Manchester City, pasi ishte klubi më i interesuar për shërbimet e tij dhe verën e kaluar kishte ofruar 60 milionë euro, por marrëveshja ishte bllokuar nga Arsenali në minutat e fundit.
Megjithatë, gjërat në këtë afat kalimtar të janarit kanë ndryshuar. Manchester United është futur seriozisht në garën për transferimin e ish yllit të Barcelonës.
Sipas mediave angleze, ai tashmë ka zgjedhur Manchester United para Manchester Cityt dhe së është çështje ditësh zyrtarizimi i tij.
Por, gazetari i njohur spanjoll, Guillem Balague, ka bërë një postim në rrjetin social, Twitter, përmes të cilit ka njoftuar se marrëveshja ndërmjet Sanchez dhe United nuk ka përfunduar, por se United është favorit. Çështja do të mbyllet në 2 – 3 ditët e ardhshme, askush nuk e ka larguar City nga gara, transmeton arbresh.info.
https://twitter.com/guillembalague/status/952591747091222530?ref_src=twcamp%5Eshare%7Ctwsrc%5Eios%7Ctwgr%5Ecom.facebook.Messenger.ShareExtension
Ndërsa, Arsenali dëshiron që ta mbyll sa më shpejt transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmund, Pierre Erick-Abuameyang, për të cilin ka ofruar 60 milionë funte.
Vlen të theksojmë se Abuameyang është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e Dortmudit, që e zhvilloi dje ndaj Wolfsburg. /arbresh.info/