Cesc Fabregas shpjegon pse refuzoi transferimin në Real Madrid për qëndrim në Arsenal

08:35 | 5 Shtator 2019
Arbresh Info

Cesc Fabregas ka zbuluar se Real Madridi ka bërë më shumë se një përpjekje për të nënshkruar me të gjatë kohës kur ishte duke luajtur te Arsenali në Premierë Ligë.

Fabregas iu bashkua Arsenalit si një 16 vjeçar dhe shkëlqeu duke arritur të bëhet njëri nga talentët më të mëdhenj në botën e futbollit në një moshë të tillë, transmeton portali arbresh.info.

Mesfushori spanjoll ngjalli interesim me shpejtësi në njërën nga klubet më të mëdha evropiane dhe pas disa përpjekjeve të mëdha nga klubi i fëmijërisë Barcelona, ai eventualisht shënoi rikthimin në Camp Nou në verën e vitit 2011.

Por Fabregas, i cili është duke luajtur tani në Liga 1 te Monaco, ka shpjeguar pse ka refuzuar rivalin e Barcelonës për qëndrim në Londër duke pretenduar se dëshironte të shpaguante besimin e shfaqur nga Arsene Wenger për të.

“Ata më kanë thirrur më shumë se një herë ose dy”, ka zbuluar Fabregas për AS, transmeton portali arbresh.info.

“Për herë të parë unë isha shumë i ri. Ishte 18 vjeç dhe ata më ofruan një pagë të madhe, por unë e ndjeva që i përkas Arsenalit”

“Wenger ishte mbështetur tek unë. Nuk mund të largohesha. Sidoqoftë, unë gjithmonë do të jem mirënjohës për Madridin për mënyrën se si ata më kanë trajtuar”

“Kur isha 23 vjeç, kam pasur një problem serioz me pulpë dhe ata më dërguan mua një mesazh shumë të mirë”

“Jam mirënjohës për interesimin e tyre në mua, por unë gjithmonë kam ëndërruar për të luajtur te Barcelona dhe e nëse jam ndier kështu atëherë ka qenë për një arsye. Funksionoi shumë mirë për mua”, përfundon Fabregas./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme