Bazuar në raportet në Itali, mesfushorit të Chelseas, Cesc Fabregas, do t’i lejohet të largohet falas derisa vazhdojnë spekulimet rreth të ardhmes së tij.
Besohet se ai mund të nënshkruaj një kontratë paraprake me një klub jashtë Premierë Ligës në merkaton e transferimeve në janar dhe më pas të shpenzojë disa muaj të sezonit me “Blutë” para se zyrtarisht të transferohet te klubi i ri, transmeton portali arbresh.info.
AC Milani ka folur me agjentin e tij dhe besohet të jetë konkurrenti kryesor për të siguruar nënshkrimin e tij ndërkohë që klubi italian besohet gjithashtu të jetë në merkato për një numër tjetër të madh lojtarësh me profil të lartë.
Fabregas nuk ka qenë në gjendje për të siguruar pozitë të rregullt startuese te Chelsea dhe tani duket vetëm çështje kohe para se t’i thotë lamtumirë Premierë Ligës për largim jashtë.
Ndërkohë, skuadra nën udhëheqjen e Gennaro Gattuos thuhet se është afër finalizimit të marrëveshjes për rikthimin e Ibrahimovicit./arbresh.info/
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...
Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA