Ish kapiteni i Arsenal, Cesc Fabrefas ka zbuluar se “Topçinjtë” për të ishin gjithçka dhe ka falënderuar tifozët pasi më herët nuk ka mundur t’iu thotë lamtumirë.
Spanjolli iu bashkua Barcelonës për 35 milionë euro në vitin 2011, pasi kaloi tetë vite në klubin londinez, transmeton portali arbresh.info.
Fabregas fitoi vetëm një trofe me Arsenalin në vitin 2005, mirëpo pasi u bë kapiten nuk ia arriti të fitojë ndonjë trofe tjetër.
Fabregas ka zbuluar dashurinë e madhe për “Topçinjtë” dhe ka thënë se pendimi më i madh është që nuk kanë mundur të fitojë trofe sa ishte kapiten.
“Çdo lojë që e luajta për Arsenalin ishte e veçantë. Klubi ishte gjithçka për mua. Me kujtohet dita kur iu bashkova si të ishte dje”.
“Nuk kisha shansin për të thënë lamtumirë, por faleminderit për gjithçka që keni bërë për mua. Ju kam të gjithëve në zemrën time”.
“Isha shërbyes dhe kalova tetë vite ku nuk dhashë gjithçka. Nuk u shfaqa në kabinet, fitova vetëm një FA Cup dhe kjo është pendimi më i madh në karrierën time, me shumë mundësi që nuk fitova një trofe si kapiten i Arsenalit”, deklaroi spanjolli.
Fabregas momentalisht luan për Monacon./arbresh.info.
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe