Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo nuk ka dyshime rreth vendosmërisë së Antoine Griezmannit.
Francezi gjithashtu ka folur rreth transferimit të Neymarit dhe Kylian Mbappes në të ardhmen, transmeton portali arbresh.info.
“Griezmann është një lojtar i Atleticos dhe mendoj se kështu do të qëndroj, gjithçka ka shpjegimin e vet, unë kam qenë këtu që nga koha e Fernando Torres kur thoshte nëse do të shkoj apo qëndroj, ata luajnë ku duan”, tha Cerezo.
“Griezmann është një lojtar i Atletico Madridit dhe ju them se do të jetë për një kohë të gjatë dhe ju e dini që unë nuk gënjej, lojtarët mund të ngritën dhe të bien në formë, por kjo është në rregull”
“Griezmann ka thënë se dëshiron të luaj me Neymarin dhe Mbappen, ne do të përpiqemi për t’i sjell ata”, shtoi Enrique Cerezo.
Atletico Madridit qëndron në pozitën e katërt në tabelë para derbit madrilen ndaj Real Madridit të shtunën./arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?