Google ADS

Çereku i fundit vendimtar, Kosova pëson humbje nga Azerbajxhani

13:41 | 25 Shkurt 2024
E.H

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje në udhëtim te ajo e Azerbajxhanit në kuadër të ndeshjes së dytë në parakualifikimeve evropiane për FIBA Kupën e Botës 2027.

Pas 40 minutave lojë rezultati ishte 10 pikë në të mirë të skuadrës vendase 87:77.

Tre çerekët e parë ishin të barabartë 19:19:, 24:25 dhe 16:16, por në të katërtin vendasit ishin më të sakt nga gjuajtjet e tyre.

Orhan Haciyeva ishte më efikasi te vendasit me 27 pikë e 11 kërcime, derisa me lojë të mirë u dallua edhe amerikani i natyralizuar Hall me 20 pikë e 14 kërcime.

Te Kosova më efikasi ishte Dardan Berisha me 20 pikë, derisa me lojë të mirë u dallua edhe Dardan Kapiti me 19 të tjera.

Ndeshjen e ardhshme Dardanët do ta zhvillojnë ndaj Zvicrës në muajin nëntor. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme