Futbollisti i Romës, Cengiz Under, ka zbuluar se ka refuzuar ofertën nga Manchester City vetëm për t’iu bashkuar klubit italian.
Me këtë rast, turku ka thënë se Lionel Messi është më i miri në botë. “Kam marrë një ofertë nga Manchester City, por nuk e pranova. Projekti dhe sjella e Romës ishin të rëndësishme për mua. Tani me shitjen e Salah skuadra vetëm sa u përputh me karakteristikat e mia”, ka thënë Underi.
“Monchi tha se mund të isha i rëndësishëm për të ardhmen e kësaj skuadre, kurse për Di Francescon mund të them se është një trajner i shkëlqyeshëm që i jep shumë rëndësi disiplinës dhe punës taktike”, ka deklaruar ai.
Underi kur iu bashkua Romës gjatë verës, tregon momentin e paharrueshëm kur u takua me Francesco Tottin. “Një ditë kur dola nga dushi pas stërvitjes Monchi më tha se duhet të takohesha me dikë. Shkova me atë dhe ishte Totti. Ishte shumë emocionuese. Ndihem i pafat që nuk arrita të luaj me të. Lionel Messi? Jam rritur duke shikuar videot e tij. Kam respekt për Ronaldon, por Messi është më i miri në botë”, ka shtuar Underi.
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...