Kampioni i NBA, Boston Celtics e ka fituar ndeshjen hapëse të këtij sezoni ndaj New York Knicks me rezultat 132-109.
Vendasit krijuan epërsi në çerekun e parë me rezultat 43-24 dhe deri në fund arritën ta mbajnë këtë avantazh duke shënuar fitoren e parë, shkruan Arbresh.info.
Më i dalluari në këtë përballje ishte Jayson Tatum me 37 pikë, 12 kërcime e katër asistime, kurse lojë të mirë bënë edhe White që i shtoi 24 sosh dhe Jaylen Brown 23 të tjera.
Për mysafirët u dalluan Brunson dhe McBride me nga 22 pikë.
Fitore shënoi edhe Los Angeles Lakers që arrit të mposht Minnestoa Timberwolves me rezultat 110-103.
Kjo sfidë u vendos në çerekun e dytë kur vendasit e fituan thellë me rezultat 33-19, teksa deri në fund mbajtën këtë epërsi.
Më të dalluarit tek skuadra triumfuese ishin Davis me 36 pikë, 16 kërcime, Hachimura me 18 sosh dhe LeBron James që shtoi edhe 16 tjera.
Ndërsa 27 pikët e Edwards ishin të pamjaftueshme për të shmangur humbjen.
Këto ishin dy ndeshjet e para të stinorit të ri në NBA./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...