Celtic nuk e ka ndërmend ta lëshoj Kieran Tierney pa fituar një shumë të konsiderueshme parash.
Gjigantët nga Glasgow kanë pranuar disa oferta nga Arsenal, oferta nga të cilat nuk janë bindur, duke kërkuar më shumë para.
Raportimet e fundit nga Britania e Madhe bëjnë të ditur se drejtuesit e Celtic po presin ofertë të përmirësuar nga Arsenal, për Tierney, transmeton lajmi.
“Dritarja e transferimeve mbyllet të enjten, kështu që Arsenal kanë gjashtë ditë për tu kthyer me një ofertë më të mirë” ka thënë trajneri Lennon, transmeton lajmi.net.
Oferta e parë e Arsenal për 22 vjeçarin skocez përfshinte 25 milionë, por ishte e pamjaftueshme për nënshkrimin e tij.
Mbetet të shihet nëse ‘Gunners’ do të zbrazin arkat dhe të sigurojnë kartonin e mbrojtësit premtues.
Prishtina nënshkruan marrëveshjen për gjobat dixhitale të tr...
Kurti: Viti 2025 do të jetë viti i gruas në Kosovë
Sulmohen me kaçavidë dy persona në Deçan, dy të dyshuar dërg...
Kryeministri Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan R...
Gjendja skandaloze e rrugës së Matiçanit, banorët kërkojnë z...
Boeing dhuron 1 milion dollarë për inaugurimin e Trump