Celtic dhe Lazio ndëshkohen nga UEFA për “thirrje të palejuara”

19:18 | 30 Tetor 2019
Arbresh Info

Celticu dhe Lazio janë ndëshkuar nga UEFA për “thirrjet e palejuara” gjatë ndeshjeve të tyre në Evropa Ligë javën e kaluar.

Përveç kësaj, kampioni skocez është dënuar për shfaqjen e një “baneri të palejuar” gjatë ndeshjes, të cilën ata e fituan me përmbysje 2 me 1, transmeton portali arbresh.info.

Trupi evropian qeverisës ka njoftuar masat disiplinore pasditen e sotme (e mërkurë).

Kjo është hera e tretë që Celticu ndëshkohet nga UEFA.

Ata janë gjobitur me 10.400 funta në fillim të këtij muaji për hedhje të fishekzjarrëve gjatë ndeshjes kundër Cluj dhe 11.000 funta për hedhje të fishekzjarrëve dhe objekteve në fushë në përballjen ndaj AIK-ut në gusht.

Trupi disiplinor, kontrollues dhe etik i UEFA-së do të njoftoj për sanksione të tjera në takimin e ardhshëm më 21 nëntor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme