Google ADS

Celta Vigo merr pikë të rëndësishme ndaj Barcelonës

23:24 | 4 Maj 2019
Arbresh Info

Me rezultat 2-0, Celta Vigo ka fituar ndaj Barcelonës në garën për t’i mbijetuar rënies nga La Liga.

Katalunasit tashmë janë shpallur kampionë të Spanjës, ashtu që iu qasën ndeshjes së javës së 36-të me lojtarë rezervë.

Gjysma e parë nuk prodhoi gola, ndërsa të dy golat e vendasve u shënuan në pjesën e dytë.

Maxi Gomez e zhbllokoi rezultatin (67’), ndërsa Iago Aspas e vulosi fitoren me një gol nga penalltia (88’).

Me këtë fitore, Celta Vigo është ngritur në kuotën e 40 pikëve dhe tash është në vend të 14-të në tabelë.

Në xhiron e ardhshme, Celta luan si mysafir i Athletic Bilbaos, kurse Barca është nikoqir i Getafes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme