Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka publikuar projektin e qendrës nacionale të xhudos në Pejë.
Qendra do të shërbej për organizimin e lojërave ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, transmeton Arbresh.info.
Çeku ka postuar në Facebook projektin e kësaj qendre dhe e ka cilësuar si destinacion i veçantë që zhvillon turizmin sportiv.
“Projekti i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, dëshmia e radhës e përkushtimit tonë për sportin dhe e zbatimit të suksesshëm të programit shtetëror “Kosova shtet i xhudos”. Me miratimin e vendimit të sotëm për shpronësim, po nisim një fazë të re, fillojmë ndërtimin e qendrës së parë ndërkombëtare për kampe trajnimi në Kosovë. Qendra e re multifunksionale do të ofrojë mjedisin e duhur me standarde evropiane për trajnimet e xhudistëve dhe për organizim të garave ndërkombëtare siç janë ato të Lojërave Mesdhetare. Do të jetë një destinacion i veçantë që zhvillon turizmin sportiv ndërsa për ekonominë vendore, do të sjellë ndikim pozitiv duke krijuar mundësi të reja të punësimit e investimeve”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale