Kabineti qeveritar ka mbajtur një mbledhje, ku është diskutuar kandidatura e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.
Sipas, ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ndikimi i këtij organizimi shkon përtej sportit.
Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka shtuar se ky do të jetë një moment i rëndësishëm.
“Ky është një moment i rëndësishëm për ne si shtet, por edhe për ne si qeveri për të demonstruar potencialin tonë për të bërë punë të mëdha, tha Kryeministri. Aty u diskutua për rëndësinë dhe ndikimin pozitiv që do ta kishte për vendin tonë përzgjedhja e mundshme si vend mikpritës i Lojërave Mesdhetare, që njëherit do të përbënte një moment historik për ne duke u bërë për herë të parë nikoqir të një ngjarjeje ndërkombëtare të kësaj përmase”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit të shtunën në mbrëmje.
Lojërat 2030, shënon edicionin e 21-të të kësaj ngjarjeje multi-sportive, e cila i bën bashkë sportistët dhe qytetarët e 26 shteteve të tri kontinenteve të cilët preken nga ujërat e Mesdheut.
Kosova kishte shpallur zyrtarisht kandidaturën për organizimin e këtyre lojërave në fillim të muajit prill./Arbresh.info/
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit