Ministri i Kulturës, Rinis dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka njoftuar se së shpejti do të bëhet ndërtimi i stadiumit të atletikës në Kamenicë, për të cilin janë ndarë 3 milionë euro nga ministria.
Çeku më anë të një postimi në Facebook, tha se Federata e Atletikës shumë shpejtë do të kenë stadiumin e tyre të parë modern, i projektuar sipas standardeve për gara ndërkombëtare, shkruan Arbresh.info.
Tutje, ai ka theksuar se ka nënshkruar marrëveshje me kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj për realizimin e këtij projekti.
Postimi i plotë:
Kamenica po bëhet me stadium të atletikës, i pari në Kosovë
Atletët e talentuar që ka vendi, klubet e Federata e Atletikës shumë shpejt do të kenë stadiumin e tyre modern, i projektuar sipas standardeve për gara ndërkombëtare.
Marrëveshja e nënshkruar sot me kryetarin Kadri Rahimaj, në një afat optimal do të shndërrohet në realitet të prekshëm. Mbi 3 milionë euro të ndara nga MKRS, janë investim direkt në vizionin e përgjithshëm të atletikës në Kosovë dhe zhvillimin e turizmit sportiv./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...