Çekia me përmbysje fiton kundër Anglisë

22:57 | 11 Tetor 2019
Arbresh Info

Republika e Çekisë ka mposhtur në formë befasuese skuadrën kombëtare të Anglisë.

“Tre Luanët” kanë pësuar disfatën e parë ndonjëherë në fazat e grupeve në takimin e zhvilluar në Pragë mbrëmjen e sotme (e premte) në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, shkruan portali arbresh.info.

Harry Kane zhbllokoi shifrat duke shënuar nga pika e bardhë (5′), por Jekub Brabec barazoi gjithçka pas vetëm katër minutave.

Goli i përmbysjes nga skuadra nikoqire u shënua në minutën e 85′ nga Zdenek Odrasek pas asistimit nga Lukas Masopust.

Anglia dhe Republika e Çekisë tani ndajnë kreun e tabelës me nga 12 pikë, katër më shumë se Kosova në pozitën e tretë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme