Kosova sonte nga ora 20:45 do të luajë ndeshjen më të rëndësishme në histori të saj, atë ndaj Çekisë.
“Dardanët” kanë udhëtuar në Çeki për tri pikë dhe këtë e konfirmuan edhe Valon Berisha e Bernard Challandes, në konferencën zyrtare për media, të mbajtur gjatë ditës së djeshme. Ndeshja e parë mes Kosovës dhe Çekisë e zhvilluar në Prishtinë kishte përfunduar me fitoren e Kosovës me rezultat 2:1.
Tek Dardanët mungon Muriqi e Shala. Në qendër të sulmit në vend të yllit të Fenerbahçe-s do të luajë Nuhiu. Këto janë formacionet zyrtre:
Kosova renditet e treta në grup me një pikë më pak se Çekia e cila renditet e dyta. Ndërkohë që lider i grupit është Anglia./21Media
Leo, Drilonit: E di që të dhemb që nuk mund të jesh me Lelën
Digjen disa automjete në Prishtinë, nuk ka të lënduar
Sot është ditëlindja e Presidentit historik, Ibrahim Rugova
Leku i kohës së Mbretit Zog – Qytetari nga Prishtinë krijon ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Joe Biden merr vendimin përpara dorëzimit të presidencës, sh...