Çekia ka fituar ndeshjen mbrëmjen e sotme (e enjte) kundër Kosovës duke siguruar kualifikimin në Euro 2020.
“Dardanët” u mposhtën me përmbysje në ndeshjen e zhvilluar si mysafirë në stadiumin “Doosan Arena” në Plzen duke humbur takimin me rezultat 2 me 1, shkruan portali arbresh.info.
Atdhe Nuhiu, i cili realizoi golin e epërsisë për skuadrën tonë, është lojtari me notën më të lartë te “Dardanët” – 7.9.
Çuditërisht Whoscored ka vlerësuar portierin Aro Muric me notën 6.6 ndonëse bëri disa pritje mjaftë të bukura gjatë pjesës së parë.
Lojtari me notën më të lartë të ndeshjes është mesfushori Alex Kral, i cili është vlerësuar me notën 8.3.
Lojtari me notën më të dobët është portieri i skuadrës nikoqire Tomas Vaclik (6.0)./arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...