Çeki-Shqipëri, kush nga kuqezinjtë rrezikon ndeshjen e radhës nëse ndëshkohet me karton

20:14 | 11 Tetor 2024
R J

Shqipëria luan ndaj Çekisë ndeshjen e tretë në grupin B1 të Ligës së Kombeve, me objektivin për të marrë një rezultat pozitiv në këtë transfertë të vështirë.

Padyshim që lojtarëve u kërkohet të japin maksimumin në fushën e lojës për të arritur një gjë të tillë, por për dy futbollistë, maksimumi do të jetë edhe duke eliminuar ndonjë karton të verdhë që mund t’u rezultojë fatal.

Rregulloja e Ligës së Kombeve në fazën në grupe parashikon që një lojtar pezullohet pasi merr kartonin e dytë të verdhë në ndeshje të ndryshme, për takimin pasardhës.

Kjo situatë bën pak më të komplikuar ndeshjen sot të Jasir Asanit dhe Thomas Strakoshës.

Të dy u ndëshkuan në ndeshjen e fituar 2-1 po në Pragë ndaj Ukrainës, dhe në momentin që ndëshkohen me një tjetër karton të verdhë, do të humbasin ndeshjen e radhës me kuqezinjtë.

I ndëshkuar me karton të verdhë, të cilin e mori në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, është edhe Myrto Uzuni, por ky i fundit nuk është pjesë e grumbullimit pasi u tërhiq për shkak dëmtimi. /PanoramaSport/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme