Çeki 0-0 Kosovë, mbyllet pa gola pjesa e parë

21:32 | 14 Nëntor 2019
Arbresh Info

Kosova ka arritur me sukses të përballet me presionin e jashtëzakonshëm nga Republika e Çekisë.

Pjesa e parë e ndeshjes vendimtare për fatin e “Dardanëve” në stadiumin “Doosan Arena” në Plzen të Çekisë ka përfunduar pa gola 0 me 0, shkruan portali arbresh.info.

Nikoqirët krijuan një presion gjatë tërë 45 minutave të parë të kësaj ndeshje në kuadër të Grupit A në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2020.

Vlen të përmendet performanca e shkëlqyer e portierit Aro Muric, i cili bëri disa pritje mjaftë të bukura duke treguar cilësitë e tij.

Skuadra e Bernard Challandes rrezikoi portën  e çekëve gjatë këtij fraksioni me anë të vetëm një gjuajtje të lirë.

Portali arbresh.info do t’iu mbaj të informuar në kohë reale për çdo zhvillim rreth kësaj ndeshje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme