Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin do të vizitojë këtë të enjte Tiranën. Gjatë kësaj vizite, Ceferin do të takohet me kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe me kryeministrin, Edi Rama.
Ardhja e tij në Shqipëri ndodh në prag të zgjedhjeve për Presidentin e FSHF-së, që do të zhvillohen më 2 mars, ndërsa situate nuk ka qenë aspak e qetë, me përfshirjen e politikës, por në të njëjtën kohë edhe para finales së Conference League, që është planifikuar të zhvillohet në muajin maj në “Air Albania”.
Tashmë edhe është zbuluar agjenta e të parit të UEFA-s në Shqipëri. Së pari, ai do të drekojë me Dukën dhe më pas do të takohem me Ramën.
Në fund një vizitë në zyrat e FSHF-së, teka i gjitha qëndrimi i tij në kryeqytetin shqiptar do të zgjasë 5 orë e gjysmë.
Agjenda e Ceferin
12:30 – mbërritja në Aeroportin “Nënë Tereza”
13:00 – drekë me presidentin e FSHF-së, Armand Duka
15:00 – takimi me kryeministrin, Edi Rama
16:00 – vizitë në FSHF
18:00 – largimi nga Tirana
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...