Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka paralajmëruar se klubet do të përballen me raundet paraprake për kualifikim në Ligën e Kampionëve nëse në vendet e tyre nuk përfundohet kampionati në fushë.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka paralajmëruar se klubet do të përballen me raundet paraprake për kualifikim në Ligën e Kampionëve nëse në vendet e tyre nuk përfundohet kampionati në fushë.
Tashmë ligat e Francës, Holandës dhe Belgjikës kanë përfunduar sezonet e tyre, shkaku i pandemisë së koronavirusit.
Dhe sipas kreut të UEFA-s, skuadrat nga këto vende që në të kaluarën janë kualifikuar drejtpërdrejt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, tani duhet futur në kualifikime.
E njëjta gjë pritet t’u ndodh edhe ligave tjera që nuk përfundojnë kampionatet, me sytë e të gjithëve që janë drejtuar nga La Liga, Serie A dhe Premierliga, pasi Bundesliga ka vendosur të rikthehet, madje që sot.
“Ligat kombëtare janë të ndara dhe ato duhet të vendosin në mënyrë autonome se si të procedojnë. Mendoj se të paktën 80 për qind e kampionateve do të përfundojnë në fushë”, ka deklaruar Ceferin, përcjell lajmi.net.
“Ekziston një plan konkret për të përfunduar sezonin në Evropë. Unë mendoj se shumica e ligave do të jenë në gjendje të përmbyllin në fushë kampionatin. Ata që nuk bëjnë, do të jetë zgjidhja e tyre. Por do të duhet të kalojnë në raunde paraprake nëse duan të marrin pjesë në garat e radhës të UEFA-s”.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...