Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger do të përballet me një dilemë të madhe për përzgjedhje para udhëtimit në Bayern Munich, pasi Petr Cech dhe David Ospinda të dy janë në konkurrencë për pozitën startuese në ‘Allianz Arena’.
Ospina ka startuar në çdo ndeshje evropiane për Arsenalin këtë sezon, megjithëse Cech, i cili është lojtari i vetëm që ka fituar ndonjëherë Ligën e Kampionëve në skuadrën e Wengerit, ka qenë më i preferuar se kolumbiani për ndeshjet në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.
Lexo më shumë: Dyshja kryesore e Bayernit mungon ndaj Arsenalit (Foto)
Cech është kritikuar shumë muajve të fundit për shkak të një numri të madh performancash të dobëta dhe Wenger pritet të vendos besimin e tij tek Ospina për udhëtimin tek gjiganti gjerman.
Me dhjetë pikë larg nga lideri në Premierë Ligë, Wenger e di që kjo javë është shumë e rëndësishme për shanset që Arsenali të ketë sukses këtë sezon.
Takimi i së martës do të jetë i katërti gjatë pesë sezoneve të fundit në të cilët Arsenali dhe Bayern Munichu janë takuar në Premierë Ligë./arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...