Ceballos mbron Bale: Shikojeni finalen e Ligës së Kampionëve

08:47 | 14 Maj 2020
Arbresh Info

Mesfushori i Real Madrid, Dani Ceballos që momentalisht është huazim te Arsenal ka mbrojtur sulmuesin Gareth Bale.

Bale ka humbur besimin e Zinedine Zidane dhe në kohën e fundit ka pasur shumë kritika, derisa gjatë verës pritet të bëhet me skuadër të re, transmeton portali arbresh.info.

Spanjolli iu ka kujtuar të gjithëve çfarë ka dhënë Bale për “Los Blancos”, duke i heshtur kritikët.

“Është ligë e cila do ishte e mirë për të, por është lojtar fantastike për Madridin”.

“Të mos harrojmë gjithçka që ka dhënë për klubin. Kush do që nuk i beson, shikojeni finalen e Ligës së Kampionëve”.

“Ai ka bërë mjaftueshëm për klubin”, tha ai.

Thuhet se Newcastle United është skuadra e vetme e interesuar për Bale dhe do provojë ta transferojë nëse bëhet me drejtuesit e rinj nga Saudia Arabike./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme