Çdo gjë që duhet të dini për shortin e Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/19

12:18 | 28 Gusht 2018
Arbresh.info

Kampionatet kombëtare tashmë kanë filluar në çdo shtet, tani është koha për Ligën e Kampionëve.

Edhe sezoni 2018/2019 i garës më të rëndësishme dhe prestigjioze evropiane për klube pritet të dhurojë emocione dhe befasi.

Pasi këtë të martë dhe të mërkurën zhvillohet ndeshjet e fundit kualifikuese për fazën e grupeve, drejt redaksisë të Telegrafi Sport kanë ardhur shumë pyetje për shortin, përgjigjet e të cilave do i gjeni më poshtë:

Kur është shorti i fazës së grupeve?

Shorti është planifikuar të mbahet të enjten me 30 gusht, ceremonia pritet të fillojë nga ora 19:00 me kohën tonë lokale.

Trofeu i Ligës së Kampionëve (Foto: Getty Images)

Cilat janë rregullat?

Këtë herë 26 skuadrat që janë kualifikuar direkt janë në pritje edhe të gjashtë tjerave, fituesve të ndeshjeve të play-offit të datës 21/22 dhe 28/29 gusht.

Skuadrat do të ndahen në katër vazo. Në vazon e parë do të jetë kampioni i LK-së dhe ai i Ligës së Evropës dhe kampionët e gjashtë ligave të para në ranglistën e UEFA-s. Në vazo tjera skuadrat do të ndahen nga koeficienti i pikëve të klubit.

Në fazën e grupeve klubet e një federate nuk mund të përballen.

Cilat skuadra e kanë siguruar deri më tani kualifikimin?

Kapiteni i Real Madriti, Sergio Ramos, duke puthur trofeun e Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/19 (Foto: Getty Images)

SPANJË : Real Madrid, Atletico Madrid, Barcelona, Valencia

ANGLI: Manchester City, Manchester United, Tottenham Hotspur, Liverpool

GJERMANI: Bayern Munchen, Borussia Dortmund, Schalke, Hoffenheim

ITALI: Juventus, Napoli, Roma, Interi

FRANCA: Paris Saint-Germain, Lyon, Monaco

RUSI: Lokomotiv Moskva, CSKA Moskva

PORTUGALIA: Porto

UKRAINA: Shakhtar Donetsk

TURQIA: Galatasaray

BELGJIKA: Club Brugge

REPUBLIKA E ÇEKIS : Viktoria Plzen

Plus gjashtë skuadra nga play-offi

Skuadrat në vazo?

VAZO 1:  Real Madrid (kampionët aktual), Atletico Madrid (kampionët e EL-së), Barcelona, Bayern Munchen, Manchester City, Juventus, Paris Saint Germain, Lokomotiv Moskva.

VAZO 2: Borussia Dortmund (89.000), Porto (86.000), Manchester United (82.000), Shakhtar Donetsk (81.000), Napoli (78.000), Tottenham Hotspur (67.000), Roma (64.000).

VAZO 3: Schalke (62.000), Lyon (59.500), Monaco (57.000), CSKA Moska (45.000).

VAZO 4: Club Brugge (29.500), Galatasaray (29.500), Inter (16.000), Hoffenheim (14.285).

Për t’u vendosur: Liverpool (62.000), Valencia (36.000), Viktoria Plzen (33.000) dhe gjashtë fituesit e fazës së play-offit.

Koeficienti i pikëve të klubeve është i mbledhur nga pesë sezonit e fundit.

Çfarë çmimesh do të ndahen në ceremoninë e UEFA-s?

Lojtari më i mirë i vitit dhe Lojtarja më e mirë e vitit nga UEFA.

Por, edhe portieri, mbrojtësi, mesfushori e sulmuesi më i mirë sezonit të fundit.

Kalendari i garës?

Faza e grupeve, ndeshjet para: 18/19 shtator

Faza e grupeve, ndeshjet e dyta: 2/3 tetor

Faza e grupeve, ndeshje e treta: 23/24 tetor

Faza e grupeve, ndeshjet e katërta: 6/7 nëntor

Faza e grupeve, ndeshjet e pesta: 27/28 nëntor

Faza e grupeve, ndeshjet e gjashta: 11/12 dhjetor

Shorti për 1/16: 17 dhjetor

Ndeshjet e para të rundit 1/16: 12/13/19/20 shkurt

Ndeshjet e dyta të rundit 1/16: 5/6/12/13 mars

Shorti për çerekfinale dhe gjysmëfinale: 15 mars

Ndeshja e parë e çerekfinales: 9/10 prill

Ndeshja e dytë e çerekfinales: 16/17 prill

Ndeshja e parë e gjysmëfinales: 30 prill dhe 1 maj

Ndeshja e dytë e gjysmëfinales: 7/8 maj

Finalja: E shtunë, 1 qershor – Estadio Metropolitano, Madrid. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme