Santi Cazora ka shënuar dy gola mbrëmjen e sotme (e enjte) kundër Real Madridit duke i siguruar një pikë skuadrës së Villarrealit.
Takimi mes dy skuadrave spanjolle i zhvilluar në kuadër të xhiros së 17-të në La Liga ka përfunduar me rezultat të barabartë 2 me 2, shkruan portali arbresh.info.
Ish ylli i Arsenalit ka shkëlqyer në këtë ndeshje duke realizuar dy gola që rezultuan vendimtare në këtë ndeshje.
Spanjolli dërgoi në epërsi skuadrën e tij në minutën e 4′, por goli u mohua menjëherë nga Karim Benzema që shënoi me kokë për 1 me 1 pas vetëm tre minutave.
‘Los Blancos’ madje përmbysën rezultatin duke shënuar edhe një herë gjatë pjesës së parë.
Këtë herë mbrojtësi Raphael Varane shënoi me kokë pas një ndërprerje.
Goli i barazimit nga Cazora u realizua në minutën e 82′ duke përmbyllur gjithçka në stadiumin Estadio de La Ceramica.
Real Madridi vazhdon qëndrimin në pozitën e katërt me 30 pikë, shtatë larg Barcelonës në krye të tabelës, ndërsa Villarreali me këtë pikë ka dalur nga zona e dëbimit./arbresh.info/
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...